Banori i Big Brother VIP Albania, Xum Allushi, ka rrëfyer një histori të frikshme nga fëmijëria e tij, ku u përball me një tentativë rrëmbimi pranë shkollës.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur kur ai ishte fëmijë, teksa po dilte nga klasa. Teksa po shijonte një mollë pranë oborrit të shkollës, një makinë gri i ndaloi para këmbëve. Nga automjeti dolën tre burra, të cilët fillimisht e pyetën se çfarë po bënte dhe kë po priste. Xumi, si çdo fëmijë naiv, u përgjigj se po priste nënën e tij, e cila do të vinte ta merrte më vonë.
“U largova nga oborri i shkollës dhe po shijoja një mollë. Në atë moment u afrua një makinë gri dhe nga ajo zbritën tre burra, më pyetën se çfarë po bëja dhe kë po prisja. Me naivitetin e një fëmije, unë u tha se po prisja nënën time”, thotë Xumi. Njëri prej tyre, sipas tij, e ka ftuar për një shëtitje me makinë derisa ka ardhur nëna e tij, ndërsa dy të tjerët kanë filluar ta tërheqin drejt automjetit. “Njëri më kapi nga krahu, tjetri më mbylli cepin e buzës dhe më tërhoqën drejt makinës”, tregon ai.
Në ato momente të tensionuara, Zoti i dha atij një shans për shpëtim.
Xum-it i ka rënë molla nga dora, duke ngatërruar njërin prej burrave, gjë që ka bërë që ai të lirohet për pak çaste. Pikërisht atëherë pranë shkollës kaloi prindi i një shoku të klasës. Xumi, duke e parë situatën si një mundësi shpëtimi, e quajti gruan “mami”, duke shkaktuar panik tek meshkujt dhe menjëherë u larguan.
Rasti u raportua më vonë, por ngjarja la gjurmë në familjen e tij. Nëna e Xumit, nga stresi i përjetuar, përjetoi një paralizë të fytyrës, e cila fatmirësisht u tejkalua me kalimin e viteve. Kjo histori e Xumit tregon rëndësinë e ndërgjegjësimit për sigurinë e fëmijëve dhe kujdesin ndaj tyre në çdo situatë.