Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Xum Allushi, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale, falë situatave që krijoi gjatë qëndrimit të tij në sërbimin më të famshëm televiziv.
Gjatë kohës së tij në shtëpi, Xumi i shprehu hapur pëlqimin këngëtares Egli Tako. Megjithatë, Egli e refuzoi pasi nuk ndiente të njëjtën gjë ndaj tij. Kjo situatë shkaktoi shumë biseda dhe reagime mes banorëve dhe publikut.
Së fundmi, Xumi ka tërhequr vëmendje me një veprim të papritur ndaj ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu. Xheneta, e njohur për lidhjen e saj romantike me Gjestin brenda shtëpisë, ka marrë një koment nga Xumi në një prej postimeve të saj në “Instagram”. Ai i ka dërguar një zemër të kuqe, por më pas e ka fshirë menjëherë.
Përveç këtij veprimi, Xumi e ndjek Xhenetën në Instagram, megjithëse ajo nuk e ka kthyer njëjtën veprim. Ky gjest i Xumit ka ngjallur spekulime mbi motivet e tij.
A është ky thjesht një përpjekje për të marrë vëmendje nga Xheneta, apo mund të ketë një interes të sinqertë për të? Kjo mbetet për të parë, ndërsa fansat dhe ndjekësit vijojnë të ndajnë mendimet e tyre në rrjetet sociale.
