Prej disa ditësh, po qarkullojnë lajme se Xheneta Fetahu mund të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania. Këto spekulime janë përforcuar edhe nga diskutimet e gazetarëve në Klan Kosova, ku u tha se ish-finalistja e BBVK mund të hyjë në formatin e njohur të Shqipërisë.
Ajo që ende nuk dihet është nëse Xheneta do të jetë konkurrente zyrtare apo nëse do të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me Gjestin, me të cilin kishte krijuar një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK. Ndërkohë, Gjestin është tashmë në Shqipëri dhe ka krijuar një afrimitet të veçantë me Egli Takon, një tjetër banore e BBVA.
Kujtojmë që Xheneta përfundoi si finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Drilon Rama. Pas përfundimit të spektaklit, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për raportet e saj jashtë shtëpisë dhe për mundësinë e rikthimit të saj në një tjetër edicion të reality show-t më të ndjekur në trojet shqiptare.
Pritet që të shtunën të zbulohet nëse këto spekulime janë të vërteta apo jo. A do të hyjë Xheneta në BBVA dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo në dinamikën e lojës? Mbetet të shihet!