Valbona në një Lidhje jasht Big Brother: Shqipe Hysenaj tregon fakte

Valbona në një Lidhje jasht Big Brother: Shqipe Hysenaj tregon fakte

Shqipe Hysenaj zbardh të fshehtat: Valbonës, në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania

Opinionistja e njohur e “Fun Club,” Shqipja Hysenaj, ka hedhur dyshime të forta mbi konkurrenten e Big Brother VIP Albania, Valbona. Sipas Shqipes, Valbona po luan një lojë të dyfishtë, pasi ajo pretendon se konkurrentja ka një lidhje jashtë shtëpisë.

“Informacionin e kam të sigurt. Nuk mund të zbuloj emra, por Valbona është në një marrëdhënie jashtë. Luan shumë keq!” – deklaroi Shqipja.

Ky pohim ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë një kundërshtim të menjëhershëm nga motra e Valbonës. Ajo ka theksuar se deklaratat e Shqipes janë të pabaza dhe se Valbona nuk ka lënë një marrëdhënie të sinqertë jashtë shtëpisë së famshme.

Ndërkohë, fansat janë ndarë në mendime të ndryshme, disa duke besuar në fjalët e Shqipes, ndërsa të tjerët mbështesin Valbonën dhe integritetin e saj.

Cila është e vërteta? A do të dalin fakte të reja në dritë? Na ndiqni për të mësuar më shumë mbi zhvillimet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania!