bleona shan arjan canin

“Ti je një B*thq*r Ordiner”: Bleona Qerreti shan Arjan Canin (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të gazetarit Arian Çani, i cili së fundmi ka shprehur publikisht që “nuk e duronte dot” Bleonë, duke cituar pjesëmarrjen e saj në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi të publikuar në Instagram, Bleona nuk kurseu fjalët e ashpra dhe akuzat ndaj gazetarit. Ajo e quajti “vemje pabukse” dhe e cilësoi si një njeri që mashtron publikisht në ekranet shqiptare.

“O Arjan Çani, përveç faktit që ti je një qenie mashtruese dhe ordinere, je një vemje pabukse që s’të merr asnjë televizion në punë. Po të bëj nder që po të përmen në këtë video, se do kapësh gazetat prapë,” shkruan ajo.

Bleona u ndal edhe tek kontributi i saj për fushatat presidenciale të Donald Trump, duke theksuar se ka dhënë ndihmesë qysh prej vitit 2016 deri në zgjedhjet e fundit. “Kam regjistruar më shumë se 8 mijë veta në Pensilvani, 4 mijë të tjerë në Michigan dhe kam mbledhur më shumë se 300 mijë dollarë donacione për zgjedhjet. Kam organizuar edhe koncerte për të mbështetur kauzën,” deklaroi ajo.

Bleona: “Çani është i frustruar seksualisht”

Përveç akuzave të natyrës profesionale, Bleona iu përvesh edhe jetës personale të gazetarit. “Je një qenie me adoleshencë të vonuar. Bota ka mbaruar uritë seksuale që në moshën 15-16 vjeç, ndërsa ty të ka ngecur ora. Kjo tregon ndryshimin mes meje dhe teje.”

Këngëtarja shprehu gjithashtu keqardhje për familjen e Çanit, duke thënë se prindërit e tij ndoshta do të ndiheshin të zhgënjyer për zgjedhjet e tij në jetë. “Më vjen keq për ta, por në fund të gjithë jemi produkt i zgjedhjeve tona,” shtoi ajo.

Replikat mes personazheve publikë

Polemikat mes Bleonës dhe Çanit kanë ndezur rrjetet sociale dhe opinionin publik. Ky është vetëm episodi më i fundit në serinë e debateve mes figurave të njohura të ekranit shqiptar. Reagimi i Bleonës çon në një tjetër nivel këto polemika, me fjalor të ashpër dhe akuza të ndërthurura me elemente personale dhe profesionale.

Si do të përfundim ky debat? Mbetet për t’u parë reagimi i mëtejshëm i gazetarit Arian Çani dhe nëse do të ketë një përgjigje publike ndaj këtyre akuzave të rënda.