jozi laert sherr

Plas Sherri mes Jozit dhe Laertit ne Big Brother: “Ti Je Pis”

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Jozit dhe Laertit, duke sjellë një përplasje të ashpër mes tyre. Shkëmbimi i fjalëve nuk ka qenë i butë, pasi ofendimet dhe akuzat kanë ngritur temperaturat e diskutimit.

Gjatë debatit, Laerti e ka sfiduar Jozin me një deklaratë që duket se e ka prekur atë në mënyrë personale. “Shko ku je mësuar me 500 femra, unë jam mësuar me nënën time,” – është shprehur ai, duke ndezur edhe më shumë situatën. Në kundërpërgjigje, Jozi nuk ka ngurruar ta quajë atë “pis” dhe ta akuzojë për mungesë karakteri.

Ndërkohë, në këtë debat është përfshirë edhe Rozana, e cila ka komentuar duke i thënë Laertit: “Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë,” duke e thelluar edhe më shumë përplasjen.

Pjesë nga debati:

Laerti: Shko lexo ndonjë libër, ose më mirë vetëm këndo. Mos fol!
Jozi: Kam lexuar shumë.
Laerti: Ti ke qenë me shumë femra. Me 500 femra! Ke shkelur mbi to. More vesh? Dhe tani më quan mashkull të poshtër, kur deri dje më përqafoje?
Jozi: Ti nuk ke karakter!
Rozana: Nuk ja vlen të debatosh me të!
Laerti: Ti shan si ato shtrigat në përralla! Nuk të kam sharë asnjëherë.
Jozi: Shko atje ku je mësuar!

Laerti: Ti shko atje ku je mësuar, me ato 500 femrat. Unë jam mësuar me nënën time.
Rozana: Ti po diskuton me një njeri që nuk e di çfarë po thotë.
Jozi: O pis!
Laerti: Mua më the pis?
Jozi: Po, sepse ashtu je!

Debati vazhdoi me tensione të forta, duke krijuar një atmosferë të ndezur që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Situata mes tyre mbetet ende e paqartë, por një gjë është e sigurt: ky diskutim ka lënë gjurmë në publikun që e ka ndjekur me vëmendje.