Spektakli i mbrëmjes së sotme në Big Brother pritet të jetë një nga më emocionuesit deri më tani, veçanërisht për këngëtarin Gjestin. Miku i tij, Xhani, ka ngjallur kureshtje të madhe me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
“Sonte në Big Brother do të ketë një surprizë për Gjestin”, duke e etiketuar këngëtarin.
Ndërsa ndjekësit janë në ankth për të zbuluar detajet, burime të sigurta kanë konfirmuar se surpriza e madhe do të jetë hyrja e motrës dhe vëllait të tij brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo vizitë pritet të sjellë shumë emocione dhe të ndikojë në ecurinë e lojës së Gjestit.
Të gjithë sytë janë nga spektakli i mbrëmjes, ku pritet të zbulohet reagimi i tij dhe dinamika që do të sjellë kjo surprizë në shtëpi. A do të ndikojë kjo në strategjinë dhe lojën e tij? Mbetet për t’u parë!
Qëndroni me ne për të gjitha zhvillimet më të fundit nga Big Brother!