Përplasjet emocionale dhe tensionet e brendshme nuk mungojnë asnjëherë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Kësaj here, në qendër të vëmendjes ishte takimi i papritur i babait të Loredanës me Jozin, ku tensionet arritën kulmin dhe gjithçka u fiksua nga kamerat.
Pas takimit emocional me vajzën e tij, babai i Loredanës kërkoi të bisedonte edhe me Jozin. Ai e nisi bisedën duke shprehur qartë shqetësimet dhe mosdakordësinë e tij për lidhjen e tyre. Në fjalën e tij, ai i sugjeroi Jozit që të rishikojë seriozisht rrugën që ka zgjedhur.
Deklaratat e Babait të Loredanës
“Kisha dëshirë që ti të shikosh rrugën tënde,” tha babai i saj me ton të prerë. “Nëse keni diçka, ka kohë që t’i shtyni më tutje ose t’i ndërprisni aty. Nuk më vjen mirë fare që të shikoj gjëra të kësaj natyre, ne jemi shqiptarë, kemi tradita.”
Jozi, i qetë dhe me respekt ndaj babait të partneres së tij, u përpoq t’i tregonte mirëkuptim dhe tha:
“Do mundohem ta vlerësoj këtë që po më kërkon.”
Por një detaj tjetër që shumë fansave i ka shpëtuar ka qenë momenti kur babai i Loredanës kërkon të takoj Jozin, ky i fundit në nervozizëm e sipër e ka sharë rëndë. Për më shumë ndiqni videon: