grabitet dyqani mot gjestit

Grabitet dyqani i Motrës së Gjestit: Video që po trondit rrjetin

Një ngjarje e papritur ka tronditur stilisten e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, e cila njëkohësisht është edhe motra e artistit Gjesti. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momentin e frikshëm kur një hajdut i maskuar futet në dyqanin e saj.

Videoja, e cila ka bërë xhiron e rrjetit, tregon skenën e grabitjes, ndërsa stilistja ka reaguar me humor, duke u shprehur se për fat të mirë hajduti nuk i ka marrë rrobat e Prime-t që ajo i dërgon Gjestit në Big Brother.

“Loçka. Shyqyr që nuk mi ka marrë rrobat e Prime-t”, ka shkruar Blerina në postimin e saj, duke e kthyer situatën në një moment të lehtë për ndjekësit e saj.

Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi këtë incident, ndërsa mbetet e paqartë nëse autoritetet janë përfshirë në hetimin e rastit.

Qëndroni të informuar për më shumë detaje mbi këtë ngjarje!

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *