Atmosfera në së shtëpinë e Big Brother u bë mjaft emocionuese këtë mbrëmje, kur babai i Loredanës hyri për t’i bërë një surprizë vajzës së tij. Por pavarësisht fjalëve të tij krenare dhe mbështetëse, ai nuk nguroi të shprehej hapur për mendimin e tij mbi afrimitetin mes Loredanës dhe Jozit.
“Je afruar shumë me Jozin,” tha ai, duke e këshilluar vajzën që të fokusohej më shumë në lojën e saj dhe të mos ndikoheshe nga lidhja me dikë që, sipas tij, nuk është ende e qartë nëse është personi i duhur për të. “Ti erdhe në këtë program për veten tënde. Të kesh kohë për të njohur dikë, por jo në këtë fazë.”
Babai i saj gjithashtu e paralajmëroi Loredanën, duke thënë se Jozi “e ka mbuluar” dhe e ka larguar nga qëllimi i saj kryesor në program. “Forca, ti do ia dalësh. Vetëm me një distancë siç të takon,” përfundoi ai.
Loredana u përpoq të tregohej e fortë, duke thënë se do të mbajë parasysh këto këshilla: “Do t’i mbajë vëth në vesh.”
Gjesti nuk kursehet ndaj Jozit
Pas takimit emocional, banorët e shtëpisë nisën të komentonin mbi situatën. Gjesti, gjithmonë i njohur për humorin dhe provokimet e tij, nuk humbi kohë për të ngacmuar Jozin.
“Bravo i qoftë babait të saj,” tha ai me ironi, duke vënë në pah kritikat që Loredana mori për lidhjen e saj. Gjesti madje i sugjeroi Jozit të bënte një hap pas: “Duhej t’i kërkoje falje.”
Reagimi i tij shkaktoi të qeshura dhe diskutime të tjera mes banorëve, duke e kthyer situatën në një temë të nxehtë brenda shtëpisë. Gjithsesi, duket se ky takim ka ndikuar fuqishëm jo vetëm te Loredana, por edhe te dinamika e gjithë banorëve.
A do të ndikojnë këshillat e babait në vendimet e Loredanës? Dhe si do të zhvillohet më tej lidhja e saj me Jozin? Qëndroni me ne për të zbuluar gjithçka nga drama e Big Brother.