Drama dhe romanca brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova nuk kanë të ndalur! Pas transmetimit të një videoje nga BBVA, marrëdhënia mes Gjestit dhe Xhenetës është rikthyer në vëmendje, veçanërisht për momentet pasionante mes tyre.
Në pamjet e publikuara, Gjesti dhe Xheneta shfaqeshin duke shkëmbyer një puthje të zjarrtë për më shumë se një minutë, ndërsa në sfond dëgjoheshin tingujt romantikë të një kënge nga Ed Sheeran.
Megjithatë, dyshimet mbi raportin e tij me Egli Tako kanë bërë që bisedat mes banorëve të nxehen. Gerta dhe Laerti, në një bisedë pas spektaklit, shprehën kuriozitetin nëse midis Gjestit dhe Egli ka pasur ndonjë shkëndijë romantike.
Gerta tregoi se kishte pyetur drejtpërdrejt Gjestin për këtë çështje:
“Jo, për Zotin, nuk jemi lidhur”, ishte përgjigja e tij. Kur u pyet nëse kishte ndodhur ndonjë afërsi mes tyre në shtrat, ai u shpreh: “Ne gudulisemi te këmba dhe puthemi te qafa, kaq”.
Duke bërë një krahasim mes dy vajzave, Gerta shtoi: “Me Xhenetën ishte puthje pasionante, me epsh. Egli nuk më pëlqen fare, i pëlqen nënshtrimi atëherë”.
Këto deklarata kanë ndezur diskutime brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale. A është Gjesti vërtet i përfshirë në një trekëndësh dashurie apo gjithçka është thjesht një keqkuptim? Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen gjërat në ditët në vijim!