Gjesti, konkurrenti që ka tërhequr vëmendjen e publikut me personalitetin e tij unikal, ka disa javë që i është bashkuar së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ky kapitull i ri në jetën e tij nisi pas largimit nga Big Brother Kosova, ku u eliminua në një televotim përballë Drilon Ramës.
Në një moment reflektimi brenda së shtëpisë së Big Brother VIP, Gjesti foli hapur për përjetimet e tij dhe ndjesinë e padrejtësisë që përjetoi gjatë eksperiencës në Kosovë.
“Edhe pse më bënë hile, Zoti më ka hapur një derë tjetër, më të madhe. Me hile çdo gjë, por në rregull. Zoti është i madh,” tha ai, duke treguar mirënjohjen e tij për mundësinë e re.
Gjesti gjithashtu shprehu vendosmërinë për të vazhduar me këmbëngulje përtej sfidave të jetës. “Edhe unë, kështu si jam në këtë gjendje të rëndë, zhag do të shkoj. Le të dalë ku të dalë kjo punë. Po, pasha Zotin, e dini ju shumë mirë. Sa ju kam dashur, ju ja futët, por më është hapur dera tjetër, edhe më e madhe.”
Ky kapitull i ri në Big Brother VIP Shqipëria shënon një moment të rëndësishëm për Gjesti, i cili vazhdon të tregojë forcën dhe besimin e tij përballë sfidave. Publiku mezi pret të shohë se çfarë surpriza do të sjellë ai në vazhdim të lojës.