Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Klajdi Musabelliu, ka ndarë mendimin e tij mbi incidentin mes Gerta Gixharit dhe Gjestit, ku kjo e fundit i hodhi shampanjën në fytyrë. Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ai u shpreh se Gerta nuk kishte qëllim të lëndonte Gjestin dhe se veprimi i saj nuk ishte me dashakeqësi.
“Gerta nuk është e ligë. E ka zemrën e pastër dhe është shumë e çiltër. Nuk mendoj se e ka bërë për të keq,” tha Klajdi, duke e mbështetur Gertën dhe duke e cilësuar si një person të sinqertë dhe të vërtetë.
Nga ana tjetër, Klajdi foli edhe për Laertin, duke theksuar se ky i fundit nuk po tregohet vetvetja brenda shtëpisë. “Më ka konfirmuar edhe Rozana në ‘shpellë’ se ai e ka zgjedhur të luajë një personazh të caktuar dhe jo të jetë ashtu siç është në të vërtetë,” tha ai.
Me këto komente, Klajdi ka ndarë një perspektivë të re mbi situatën e krijuar në shtëpinë më të famshme të momentit, duke lënë vend për diskutime mbi sjelljen e banorëve dhe strategjitë e tyre në lojë.