Mbrëmja e spektaklit të sotëm në Big Brother Vip Albania u karakterizua nga tensione të forta mes banorëve, duke kulmuar me përplasje dhe ofendime të ndërsjella. Vendimi për të krijuar qeveri brenda shtëpisë dhe kufizimi i cigareve shkaktuan një seri debatesh që u bënë gjithnjë e më të nxehta.
Një nga momentet më të përfolura ishte kur Gerta e quajti G Banin “pusht”, duke nxitur një reagim të ashpër nga ky i fundit. Gerta më pas sqaroi se e kishte përdorur këtë term për të përshkruar një person dredharak në lojë, pa synuar ta ofendonte personalisht.
G Bani: “Situata arriti deri aty sa Gerta më kërkoi të negociojmë. Kur solli Danja zarfin e kuq, shpresova se do të kërkonte falje për fjalën e pahijshme që përdori.”
Gerta, nga ana e saj, e mbrojti veten duke thënë:
“Kam dashur t’i them njeri dredharak, i ligë, që punon me shumë porta pas krahëve.”
Ndërkohë, situata u tensionua më tej kur G Bani nisi të bërtasë, duke shpallur hapur se do të prishte lojën sa herë që të dëshironte. Kjo solli reagimin e fortë të banorëve të tjerë, përfshirë Tirin, i cili i kërkoi të mos bërtiste dhe e goditi me një jastëk.
Në këtë moment, debati degjeneroi në konfrontim verbal mes tyre.
Tiri: “Na trembe…”
G Bani: “Për çfarë jam unë kafshë?! Të kërkoj falje…”
Në kulmin e debatit, G Bani e sfidoi Tirin duke i propozuar të dalin jashtë për t’i zgjidhur hesapet, ndërsa Ledioni ndërhyri për ta qetësuar situatën.
Ledioni: “Të thotë ‘na trembe’ sepse realisht na trembe, po bërtet shumë.”
Në fund, moderatori kërkoi që G Bani të largohej për pak çaste nga ambienti i debatit për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Spektakli Big Brother Vip Albania vazhdon të sjellë momente të forta tensioni, duke bërë që banorët të testojnë kufijtë e durimit dhe strategjisë së tyre në lojë. A do të ketë pajtim mes tyre, apo përplasjet do të thellohen akoma më shumë? Mbetet për t’u parë!