Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, situatat dhe emocionet vijojnë të bëhen gjithnjë e më interesante. Së fundmi, G-Bani ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë të papritur për banoren Danja.
Në një bisedë me Rozanën, reperi nuk i kurseu fjalët për të shprehur hapur pëlqimin e tij për Danjën. Ai u shpreh se pranë saj nuk mund të fokusohej dhe se e adhuron tërësisht.
“Jo vetëm që e admiroj, por e adhuroj. Nuk mund të përqendrohem kur e shikoj dhe kur dëgjoj zërin e saj. Paraqitja, veshja, klasi… kur e shikoj, fikem!” – deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se ka një dobësi të madhe për të.
G-Bani shtoi se pikërisht për këtë arsye ka vendosur të mos e fshehë më këtë ndjesi dhe të flasë hapur.
“Duke qenë se situata është e tillë, mendova ta shpreh hapur. Kam lënë t’i jap gojës, kam thënë fjalët e mia, mendova se do reflektojë,” – u shpreh ai.
Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të shumta nëse G-Bani po lë pas Valbonën apo thjesht po tregon një simpatizim momental për Danjën. A është kjo një strategji loje apo ndjenja të vërteta? Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të zhvillohet dinamika mes tyre brenda shtëpisë.