Sot ka qenë një ditë e tensionuar në shtëpinë e “Big Brother”, ku Egli Tako u përfshi në debate të ashpra me disa prej banorëve, veçanërisht me Gertën dhe Valbonën.
Gjatë një bisede me Valbonën, Egli u ndërpre nga produksioni dhe u paralajmërua të ruante qetësinë. Megjithatë, situata u përshkallëzua dhe Egli nuk mundi të kontrollonte nervat, duke bërë një deklaratë që zbuloi një prapaskenë të panjohur më parë.
Ajo tregoi se banorët kanë nënshkruar një marrëveshje që ndalon përmendjen e një ish-banoreje të njohur – Xheneta Fetahut, e cila ka qenë më parë në një lidhje me Gjestin. Sipas Eglit, kjo klauzolë e kontratës parashikon një penalitet të rëndë për çdo shkelje.
“Kujdes kujt i thoni të ruajë qetësinë! Ka shkelur rregullat përsëri duke përmendur emrin e ish-partneres së Gjestit, kur kemi firmosur që kjo të mos ndodhë. Për këtë gjë ka një gjobë prej 20 mijë euro,” tha Egli me zë të lartë, duke shprehur pakënaqësinë e saj.
Kjo deklaratë ka ngjallur shumë diskutime si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, me ndjekësit që spekulojnë për arsyet e këtij vendimi dhe ndikimin që mund të ketë në lojën e banorëve.