I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro, aktori i njohur dhe ish-banori i këtij edicioni të BBV, Gerti Ferra, ndau mendimet e tij pas eliminimit nga shtëpia e famshme. Pasi u largua nga gara të martën, ai bëri një analizë të thelluar mbi strategjinë e tij, lojën e banorëve dhe momentet më të spikatura të 24 orëve të fundit.
Gerti u shqua në shtëpi për krijimin e dinamikave të forta, duke sjellë momente argëtuese, por edhe përplasje të ashpra. Një nga debatet më të diskutuara ishte ai mes tij dhe Laertit, i cili mori përmasa të mëdha gjatë ditëve të fundit. Pas daljes, Gerti e mbështeti Laertin si një nga pretendentët për të fituar lojën, por a e mban ende këtë mendim?
“E kam dhj*r me Laertin”
Në intervistën e tij, Gerti pranoi se e kishte kaluar pak kufirin në përplasjen me Laertin dhe se ndoshta situata mund të ishte menaxhuar ndryshe nga të dyja palët.
“Kur dola nga shtëpia, isha i bindur se Laerti duhet ta fitojë BBV. Por tani e kuptoj që me të e kam tepruar disi. Ishte një situatë e nxehtë, dhe ndoshta ai, duke qenë 10 vite më i madh se unë, mund të kishte qenë më i matur. Mund të më thoshte: ‘Gert, hajde këtu, po gabon’. Nuk e bëri këtë gjë, ndaj edhe unë nuk bëra hapin mbrapa. Nëse ai do ta kishte bërë, ndoshta edhe unë do të isha treguar më i hapur,” – u shpreh Gerti.
Me cilët banorë do të mbajë shoqëri jashtë shtëpisë?
Përveç reflektimit mbi marrëdhënien me Laertin, Gerti foli edhe për miqësitë e krijuara brenda BBV. Ai pranoi se nuk do të vazhdojë një raport shoqëror me Bernardin, megjithatë kujtoi një nga momentet më të bukura me të dhe disa banorë të tjerë.
“Një natë, unë, Bernardi, Klajdi dhe Laerti morëm birra dhe filluam të pimë. Bernardi u shkri fare, bëmë humor të jashtëzakonshëm dhe qeshëm me lot. Madje, kur shkuam për t’u shtrirë, ju deshën plot 6 minuta për të veshur një bluzë. Ishte një skenë që na bëri të qeshnim pa fund – 6 burra duke u rrëzuar nga të qeshurat,” – tregoi ai.
Gerti e mbylli intervistën me reflektim dhe humor, duke lënë të hapur mundësinë për të ruajtur disa nga lidhjet e krijuara brenda shtëpisë, por edhe duke pranuar se disa marrëdhënie ishin thjesht pjesë e lojës dhe nuk do të vazhdojnë jashtë saj.
A do të ketë një ribashkim mes tij dhe Laertit? Kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim!