e ema e jozit

E ëma e Jozit në gjendje të rënd psikologjike pas deklaratës së Bernardit

Një situatë e vështirë ka prekur familjen e banorit të Big Brother VIP Albania, Jozit. Sipas një të afërmi të tij, e ëma e këngëtarit ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike pas deklaratave të bëra nga gazetarja Dasara Karaiskaj dhe ish-banori Bernard Hulme.

I afërmi i Jozit, gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”, ka ndarë shqetësimin e tij lidhur me këtë situatë:

“Sapo kam komunikuar me vëllain dhe me nënën. E ëma e Jozit është në një gjendje psikologjike jashtëzakonisht të rënduar.”

Kjo vjen pas deklaratave të Dasara Karaiskaj, e cila tronditi opinionin publik duke pretenduar se Jozi është homoseksual. Disa ditë më pas, ish-banori Bernard Hulme përforcoi këtë pretendim, duke përmendur edhe emrat e Laert Vasilit dhe Klajdi Musabelliut.

Megjithatë, pas reagimeve të shumta, Dasara u tërhoq nga deklarata e saj dhe kërkoi falje publikisht, duke sqaruar se informacioni që dha ishte i pasaktë dhe se Jozi nuk është homoseksual.

Kjo situatë ka ngjallur debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur shqetësimin për ndikimin që deklaratat e pabazuara mund të kenë në familjarët dhe njerëzit e afërt të personazheve publikë.

Ngjarja mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen më tej ngjarjet dhe si do të ndikojë kjo situatë tek Jozi dhe familja e tij.