bernardi surprize

Bernardit i vjen i Dashuri Surprizë në Studio: Shiko Reagimin e tijë (VIDEO)

Bernardi, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania dhe një nga figurat më të hapura për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, përjetoi një moment të paharrueshëm në studion e emisionit “Breaking”.

Teksa diskutonte mbi eksperiencën e tij në BBVA dhe emocionet pas daljes nga shtëpia, ai u befasua nga një vizitë e papritur – partneri i tij, Enami, i cili hyri në studio për ta surprizuar. Ky moment i ngrohtë u shoqërua me emocione dhe duartrokitje nga të pranishmit.

“Jam mirënjohës për platformën që Big Brother më dha për të ndarë historinë time dhe për mbështetjen e madhe nga publiku shqiptar,” u shpreh Enami, i lumtur për ribashkimin me Bernardin. Me një dozë humori, ai shtoi: “E vetmja gjë që më habiti ishte fakti që Bernardi bënte më shumë punë shtëpie aty sesa në shtëpinë tonë!”

bernardit surprize

Gjatë intervistës, një deklaratë e Bernardit ngjalli interes të madh tek publiku. Kur u pyet se cilin person do të kishte zgjedhur, nëse nuk do të ishte në një lidhje, ai dha një përgjigje të sinqertë dhe të papritur: “Pa dyshim, Laertin!”

“Laerti është një person shumë inteligjent, i artikuluar dhe me një sens të lartë qytetarie. Është i sjellshëm, simpatik dhe di si të shprehë mendimet e tij në mënyrën më të mirë,” shtoi Bernardi, duke shkaktuar reagime pozitive në studio.

Ky moment i veçantë jo vetëm që emocionoi Bernardin, por gjithashtu përçoi mesazhin e rëndësisë së dashurisë, pranimit dhe mbështetjes nga shoqëria.