klajdi bernardit

“Ai është Gay” Klajdi Musabelliu i përgjigjet deklaratave të Bernardit

Pas deklaratës së Bernardit se Klajdi Musabelliu ka pikëpyetje mbi orientimin e tij seksual, ka ardhur edhe reagimi i Klajdit, i cili ka mohuar kategorikisht këto pretendime.

Në një prononcim të fundit, Klajdi tha se Bernardi po e përdor këtë histori për të mbajtur vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

“Bernardi ia fut kot, nuk ka çfarë të thotë dhe po shpik histori vetëm për të vazhduar jehonën edhe jashtë shtëpisë. Unë aty brenda kam parë ëndrra vetëm me vajza”, u shpreh Klajdi.

Ai theksoi se nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët e Bernardit dhe se ky i fundit po përpiqet të krijojë një histori të sajuar për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Siç duket, debatet mes ish-banorëve të “Big Brother VIP” nuk kanë të ndalur, duke mbajtur publikun të angazhuar edhe pas përfundimit të spektaklit.