Edhe pse i izoluar në “shpellë” me tre banorë të tjerë të dënuar – Rozanën, G Banin dhe Klajdin – Gjesti nuk ka ndaluar komunikimin me pjesën tjetër të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Në një veprim që ka tërhequr vëmendjen e publikut, ai ka shkruar një mesazh në një copë letër dhe ia ka dërguar fshehurazi Eglit. Në shënimin e tij, ndër të tjera, shkruhej: “Zhduku dhe T.H.P.”. Ky detaj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, me fansat që po mundohen të deshifrojnë kuptimin e këtyre inicialeve.
Disa ndjekës të reality show-t kanë aluduar se shkronjat mund të fshehin një mesazh me prapavijë të thellë, madje dhe me përmbajtje enigmatike ose të dyfishtë. Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një kode të brendshme mes banorëve ose një shprehje që ka kuptim të veçantë për ta.
A është ky një mesazh strategjik, një shaka mes miqsh apo ka diçka më shumë pas tij? Na tregoni mendimin tuaj në komente!