mevlani mbron livian

Mevlani reagon Publikisht dhe mbron Livian ne Big Brother

Mevlan Shaba ka thyer heshtjen dhe ka reaguar publikisht duke mbrojtur ish-partneren e tij, Livian, e cila aktualisht ndodhet brenda së shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Kjo ndodhi pasi disa nga banorët e së shtëpisë e akuzuan Livian se po përdor lidhjen e saj të kaluar me Mevlanin si strategji për lojë dhe vëmendje.

Mevlani, në një story në Instagram, shkroi:

“Tani do them një dy fjalë si publik. Kushdo që të ishte në atë pozitë që gjykohet dhe i përmendet gjith kohës një lidhje që ka pasur jashtë, çdo njeri mban përgjegjësitë e veta për jetën private. Nuk jemi askushi ne të gjykojmë jetën e të tjerëve.

Kjo më bën të kuptoj që aftësia juaj për të qëndruar aty brenda është zero me xhufkë.

A thua se ju të tjerat aty brenda jeni virgjëresha dhe s’keni pas najherë lidhje jashtë. Merruni me veten se po lini nam aty mrena, saqe po bëni dhe prindrit me zemër këtu jashtë.”

Lidhja mes Mevlanit dhe Livias, e cila ka përfunduar prej kohësh, vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve brenda së shtëpisë. Akuzat dhe komentet nga banorët duket se kanë ngjallur reagime të forta, jo vetëm në audiencë, por edhe jashtë, ku Mevlani ka zgjedhur të mbrojë ish-partneren e tij.

Përplasjet brenda së shtëpisë

Banorët e Big Brother VIP Albania shpesh herë përdorin të kaluarën e njerëzve si argument për debate dhe diskutime. Sidoqoftë, reagimi i Mevlanit vë në pah që ndoshta këto akuza janë të padrejta dhe thjesht pjesë e një loje emocionale.

Një mesazh për reflektim

Me deklaratën e tij, Mevlani i kujton banorëve se askush nuk është i përkryer dhe se të gjithë duhet të fokusohen më shumë në sjelljen e tyre brenda lojës, sesa të komentojnë jetën private të të tjerëve.

A do të ndikojë ky reagim i Mevlanit në dinamikat brenda së shtëpisë? Vetëm koha do ta tregojë.