Një miqësi e afër brenda së shtëpisë, ajo mes Gjestit dhe Eglit, duket se po kalon një periudhë të trazuar. Ditët e fundit, raporti i tyre ka qenë i mbushur me debate dhe keqkuptime, duke sjellë një distancim të dukshëm mes dy banorëve.
Egli ka vendosur të hapë zemrën dhe të pranojë se ka ndjenja më të thella për Gjestin. Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se, edhe pse e vlerëson shumë Eglin, ndjenjat e tij janë të kufizuara dhe ai nuk është gati për një lidhje më të afër.
Deklarata e Eglit: “Sot, së shtëpia ka qenë shumë e heshtur dhe bosh. Përplasja me Gjestin më ka ndikuar emocionalisht. Kam ndier pendesë dhe njëkohësisht kam marrë disa përgjigje që më ndihmuan të kuptoj më shumë për raportin tonë. Gjithësesi, ndodhem në një situatë të sikletshme dhe më duhet pak kohë për ta procesuar gjithçka.”
Ajo gjithashtu theksoi se ndjenjat për Gjestin kanë kaluar përtej miqësisë, por e respekton sinqeritetin e tij në lidhje me ndjenjat që nuk i ndan.
Deklarata e Gjestit: “Jam përmbajtur në raportin me Eglin, sepse nuk dua ta lëndoj. Ajo mendon se po bëj lojë, por gjithmonë kam qenë i sinqertë. Nuk kam ndjenja romantike për të. Dua të kaloj kohë me të, sepse e vlerësoj shumë si person, por asgjë më shumë. Ajo ndonjëherë bëhet xheloze, por kjo është e kuptueshme në një ambient kaq të ngushtë.”
Gjesti shtoi se i vjen keq për shqetësimin që mund të ketë shkaktuar te Egli dhe e vlerëson shumë besimin e saj tek ai. Ai gjithashtu theksoi se, përtej Eglit, Rozana është banorja e vetme në shtëpi me të cilën ai ka një lidhje të mirë.
Dilema e Eglit: “Gjesti nuk është thjesht një lojtar për mua, është personi i vetëm brenda kësaj shtëpie në të cilin kam besim. Megjithatë, veprimet e tij shpesh bien ndesh me fjalët që thotë. Më ka ndihmuar shumë emocionalisht, dhe ndjenja ime për të ka kaluar nga miqësia në diçka më të thellë. E respektoj faktin që ai është i hapur dhe i sinqertë, por kjo situatë më bën të ndihem në siklet.”
Kjo situatë ka krijuar një ngërç emocional për të dy banorët. Egli po mundohet të gjejë ekuilibrin midis ndjenjave dhe rrethanave, ndërsa Gjesti përpiqet të ruajë sinqeritetin dhe të shmangë keqkuptimet. A do të arrijnë ata të ruajnë një raport të shëndetshëm brenda shtëpisë? Vetë koha do të tregojë!