Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Xum Allushi, ka shkaktuar debat të madh në rrjet pas një videoje që qarkulloi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në video, Xumi dukej sikur ofendonte rëndë Gjestin, një prej banorëve të tjerë, duke nxitur polemika mes fansave të reality show-t.
Sot, vetëm pak orë pas eliminimit të tij nga spektakli, Xumi ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për eksperiencën e tij dhe adresoi polemikat rreth videos së diskutuar.
“Presioni aty është tepër i madh, por në asnjë moment nuk kam drejtuar fjalë ofenduese kundrejt Gjestit. Ne e kemi njëçik shqiptarët që në një situatë tensioni e lëshojmë një sharje momenti. Por nuk ka qenë për Gjestin. Ka qenë alla shqiptarçe… Ka qenë në nerva e sipër, në lidhje me situatën, por jo me Gjestin, në asnjë moment,” tha ai.
Ndërsa disa ndjekës të programit janë skeptikë ndaj deklaratës së Xumit, të tjerë e kanë mbështetur duke vlerësuar sinqeritetin e tij. Polemikat nuk e kanë penguar ish-banorin të japë mendimin e tij për fituesin e mundshëm të edicionit. Sipas tij, Gerta Gixhari ka potencialin më të madh për të triumfuar.
Big Brother VIP Albania vazhdon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura dhe të komentuar në Shqipëri. Ndërkohë, për Xumin, kjo eksperience do të kujtohet jo vetëm për momentet e bukura, por edhe për sfidat dhe keqkuptimet që pasuan.