Puntata e fundit e Big Brother VIP Fan Club ka sjellë një përplasje të ashpër mes opinionistit Ronaldo Sharka dhe Xheneta Fetahut, pas një krahasimi që ai bëri mes saj dhe Bora Zemanit.
Ronaldo e krahasoi situatën mes Gjestit dhe Xhenetës me atë të Donaldit dhe Borës, por theksoi se ndërsa Gjesti mund të krahasohet me Donald Veshajn, Xheneta nuk mund të jetë si Bora Zemani.
“Skenari i Xhenetës është i ngjashëm me atë të ‘BBV1’, ku Bora Zemani u ballafaqua me Donaldin. Zemër, Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk mund të bëhesh dot Bora Zemani!” – tha ai.
Kjo deklaratë ndezi menjëherë reagimin e Xhenetës, e cila nuk e priti aspak mirë këtë krahasim dhe i dha një përgjigje të drejtpërdrejtë e të ashpër opinionistit:
“Unë jam Xheneta dhe nuk bëhem askush tjetër! Respekte për atë gocë, por unë do të njihem si Xheneta. Zemër, sa i vogël që je, ishalla rritesh nga mendja ndonjëherë…”
Përplasja mes tyre krijoi tension në studio, duke ndarë edhe ndjekësit në komente të ndryshme në rrjetet sociale. Disa mbështesin Xhenetën për qëndrimin e saj, ndërsa të tjerë e shohin deklaratën e Ronaldos si një analizë të drejtë të lojës.
Si mendoni ju? A është e drejtë krahasimi i bërë nga Ronaldo? Apo Xheneta ka të drejtë që kërkon të njihet për atë që është?